Sulmuesi i Monzas, Alejandro 'Papu' Gomez ka lëshuar një deklaratë pas ndalimit të tij prej dy vitesh nga futbolli pas rezultoi pozitiv në tedtin për doping, duke siguruar që ai kishte substancën e ndaluar në sistemin e tij nga ilaçet kundër kollës së djalit të tij.
Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Monzës si lojtar i lirë për të zëvendësuar Gianluca Caprarin, i cili humbi sezonin për shkak të një këputjeje të ligamentit të gjurit.
“Pas historive të fundit të shkruara për shkeljen e mundshme të rregullave anti-doping, dëshiroj të informoj median dhe opinionin publik për sa vijon:
“1) Konfirmoj se kam marrë njoftim nga komisioni spanjoll antidoping se licenca ime është pezulluar për një periudhë dyvjeçare.
“3) Unë kurrë dhe as nuk kam ndërmend të jem i mbështetur në një praktikë të ndaluar.
“4) Shkelja e supozuar vjen nga prania e Terbutalinës në sistemin tim, të cilën e kam gëlltitur aksidentalisht me një lugë shurupi për kollë për djalin tim, për të lehtësuar kollën e tij. Është e rëndësishme të specifikohet se Terbutaline lejohet për atletët profesionistë dhe në asnjë mënyrë nuk përmirëson performancën në futboll.
“6) Në fund dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më treguan dashuri dhe mbështetje gjatë këtyre momenteve të vështira të jetës sime profesionale.”, ka thënë Gomez.