Golden Boy/Listën finale prej 20 lojtarëve e kryesojnë Bellingham dhe Pedri – foto
Lexohet për: 1 min.
2-Golden Boy
2 vite më parë
Linku u kopjua

Çmimi “Golden Boy” apo ndryshe “Djaloshi i Artë” i jepet nga gazetarët sportivë futbollistit më të mirë të ri në Evropë për paraqitjet e tij gjatë një viti kalendarik.

Ka pasur shumë fitues së këtij çmimi prestigjioz që kanë vazhduar të kenë një karrierë fantastike, kështu që është një vlerësim që mbahet në konsideratë të lartë, raporton KosovaPress.

Tani është bërë ngushtimi i listës së lojtarëve të rinj që janë nominuar për këtë çmim, ku është brë përzgjedhja e 20 yjeve të fundit që sipas gazetarëve pritet të kenë një të ardhme të ndritur.

Sipas raportimeve të fundit, dy futbollistët më favorit për të qenë “Golden Boy” të këtij viti janë ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham dhe ai i Barcelonës, Pedri.

Më poshtë mund ta gjeni listën finale të nominuarve për ta fituar çmimin e “Golden Boy” apo ndryshe “Djaloshit të Artë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025