Gola: Investimi për Lojërat Mesdhetare 2030, më i madhi që nga shpallja e pavarësisë
Lexohet për: 2 min.
gola-140923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se fitimi i të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, do të kërkojë investimin më të madh që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, kjo është ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare që i mundësohet vendit. Po ashtu, Gola theksoi se Kosova do të jetë shteti i parë që do të organizojë këto lojëra në një vend i cili nuk ka det.

Në emër të Grupit të Lëvizjes  Vetëvendosje, Ardian Gola tha se ky organizim pritet të ketë ndikim në zhvillim të vendit, ku do të mirëpriten mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Investimi i shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës, siç shtoi Gola, do të ndihmojë për përfitimin nga investimet. 

Ndryshe, Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të mbajtur më 8 shtator në Kretë të Greqisë me 55 vota pro dhe 8 kundër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025