Goditje për Real Madridin Mbappe dhe Carreras jashtë sfidës kundër Manchester City-t
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Goditje për Real Madridin Mbappe dhe Carreras jashtë sfidës kundër Manchester City-t
mbappe
09/03/2026 - 16:42
Linku u kopjua

Real Madrid ka marrë lajme të hidhura para ndeshjes së parë të rëndësishme në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t.

Edhe pse rikuperimi i tij po shkon mirë, është konfirmuar përfundimisht se Kylian Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj të mërkure në "Santiago Bernabeu".

Sipas raportimeve të fundit nga MadridUniversal, numri 10 i Madridit është rikthyer në klub pas një jave trajtimi në Paris për lëndimin e tij në gju.

Plani i klubit është që ai të rikthehet gradualisht, me shpresën për të marrë disa minuta në fundjavë kundër Elche-s, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e kthimit në "Etihad".

Përveç Mbappes, Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht edhe lëndimin e mbrojtësit të majtë, Alvaro Carreras. Lojtari vuan nga një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë gjithashtu në sfidën e parë ndaj City-t.

Lista e mungesave për Arbeloan është bërë alarmante, pasi përveç tyre, jashtë mbeten edhe emra si Jude Bellingham, Rodrygo, Militao, Alaba dhe Ceballos, duke e vështirësuar maksimalisht misionin e "Mbretërve" kundër ekipit të Pep Guardiolës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026