Godet me shqelm Berardin, Kumbulla përjashtohet nga loja
Lexohet për: 1 min.
Kumbulla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pak sekondat para se të përfundonte pjesa e parë, Marash Kumbulla u përjashtua me karton të kuq nga fusha për faull ndaj Berardit ndërmjet Romës dhe Sassuolos.

Në një aksion sulmues nga Sassuolo, Kumbulla dhe Berardi patën një duel për ta fituar topin dhe biem më tokë për një përplasjeje. Teksa 2 lojtarët po ngriheshin, Kumbulla goditi Berardin që ishte ende në tokë. Gjest që fillimisht nuk u vu re nga arbitri, transmeton KosovaPress.

Arbitri Fabbri, pas protestave të lojtarëve të Sassuolos, u thirr nga VAR-i për rishikim të  një sjelljeje të mundshme të dhunshme. Pasi u panë pamjet, Kumbulla u përjashtua nga loja dhe Fabbri dha penalltinë për Sassuolon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024