Gliha: U dëmtuam nga gjyqtari
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha është ankuar në ndarjen e drejtësisë pas disfatës nga Rumania me rezultat 2-0 në Bukuresht.

Kosova me këtë humbje ka pësuar goditje të rëndë sa i përket shpresave për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, derisa gjithë pjesën e dytë e ka luajtur me një lojtar më pak pas përjashtimit të Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, Gliha ka thënë se është dashur të jepet penallti tek rasti i Amir Rrahmani në pjesën e parë, si dhe karton i kuq për mbrojtësin e rumun.

Ai ka thënë se në ndeshjet e mbetura të grupit I, Kosova do të vazhdojë të jap maksimumin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024