Gjysmë ore para votimit, "Presidentja" udhëton me autobus
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjysmë ore para votimit, "Presidentja" udhëton me autobus
pernjazin1234
27/04/2026 - 20:28
Linku u kopjua

KosovaPress kontaktoi dy kandidatet e propozuara për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti është telefonuar për t’u pyetur se është konsultuar paraprakisht, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndërkaq, kandidatja tjeter, Hatixhe Hoxha, e cila është drejtoreshë e shoqatës "Autizmi", i ka thënë KosovaPress-it shkurt se "është në autobus" dhe se "lajmërohet me vonë".

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sonte në orën 20:30, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Sipas saj, kërkesa është e Vetëvendosjes dhe janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026