Gjyqtari kosovar përjashtohet përjetë nga FIBA
Lexohet për: 1 min.
DAUT Mehmeti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti, është ndëshkuar me pezullim të përjetshëm nga FIBA ​​për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore, ka bërë të ditur Federata Botërore e Basketbollit.

Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gkyqtarit kosovar, përcjellë KosovaPress.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për t’i gjykuar.

Njoftimi për sanksionin përmend një pezullim nga kryerja e këtij funksioni dhe një ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025