Gjykimi i shoferit të aksidentuar të Joshuas shtyhet për në Mars
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykimi i shoferit të aksidentuar të Joshuas shtyhet për në Mars
box
25/02/2026 - 18:37
Linku u kopjua

Shoferi i makinës së përfshirë në aksidentin fatal në të cilin u plagos boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua, është paraqitur në gjykatë në Nigeri.

Trajneri personal i Joshuas, Latif Ayodele, dhe trajneri i forcës, Sina Ghami, vdiqën më 29 dhjetor pasi automjeti i tyre u përplas me një kamion të palëvizshëm pranë Lagosit të Nigerisë.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, 36 vjeç, u trajtua në spital për lëndimet e tij.

Adeniyi Mobolaji Kayode, i cili po drejtonte Joshua-n kur makina e tyre u përplas, është akuzuar për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, drejtim i pamatur dhe neglizhent, drejtim pa kujdesin e duhur dhe drejtim pa patentë shoferi të vlefshme.

46-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Sagamu në shtetin Ogun pranë Lagosit të mërkurën, kur çështja u shty deri më 13 mars.

Prokurorët i thanë gjykatës se kishin nevojë për më shumë kohë për të përgatitur provat.

Joshua u lirua nga spitali dy ditë pasi makina Lexus SUV u përplas në autostradën e ngarkuar Lagos-Ibadan, në jugperëndim të Nigerisë. Ghami dhe Ayodele u shpallën të dy të vdekur në vendngjarje.

Kayode, i cili po paraqitej për herë të dytë në gjykatë, ende nuk ka deklaruar fajësinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026