Gjykata Themelore vendos për ligjshmërinë e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së
Lexohet për: 2 min.
agim ademi 040122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata themelore në Prishtinë ka kofirmuar se Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është tirrur në mënyrë të ligjshme.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me dy vendimet e saja ka konfirmuar ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së i caktuar për datën 6 prill 2022. Së pari Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka shpallur veten jo kompetente për të vendosur, ndërsa më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për anulimin dhe shtyerjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së për datën 6 prill 2022, të ushtruara kundër Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes këtyre dy aktvendimeve nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe paligjshmëri në lidhje me Kuvendin e FFK-së që do të mbahet më datën 6 prill 2022 dhe as me kompetencat e Sekretarit të FFK-së, në mbarëvajtjen e këtij Kuvendi.

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i thirru të mbahet më 6 prill, por ende nuk është caktuar ora e mbajtjes së tij.

Pretendenti për kundërkandidat i Agim Ademi, Gramoz Vokrri paditi FFK-në duke kërkuar anulimin e mbajtjes së këtij kuvendi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025