Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin F.A për dhunë në familje
Lexohet për: 1 min.
Gjykata Themelore Foto nga Jasir Zeqiri (5)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit F.A për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhuna në familje dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A, andaj të nj֝ëjtit i   caktohet  masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024