Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave
Lexohet për: 3 min.
seanca-hag-060423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen kundër Salih Mustafës. Kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit e mban Mustafa. Pas këtij urdhri, turpi gjykues i ka kërkuar Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim në mënyrë që të kompensohen viktimat për të cilat vendosë Gjykata Speciale. Urdhri për zhdëmtim është nxjerrë në praninë e të akuzuarit në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt Foglia ka konstatuar se është provuar që janë viktima të krimeve për të cilat Mustafa është shpallur fajtor.

Foglia ka bërë të ditur se dëmshpërblim do të pranojnë tri viktima të drejtpërdrejta dhe pesë të tjera jo të drejtpërdrejta.

Viktimat pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor ishin nën masa mbrojtëse dhe identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për publikun.

Më 4 shkurt të vitit 2022 turpi gjykues kishte vendosur se në rast të një vendimi fajësie nuk do të udhëzonte viktimat të ngrinin padi civile në gjykatat e Kosovës por do të nxirrte një urdhër për zhdëmtim.

Gjithashtu, trupi gjykues ka ftuar Kosovën të krijojë një mekanizm zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

“Trupi gjykues fton kryetaren e DhSK-së të caktojë autoritetin gjyqësor i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e vënies në jetë të zbatimit të këtij urdhri për zhdëmtim. Fton Kosovën të krijojë një mekanizëm të ri zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së. Urdhëron administratoren të ja përcjellë këto urdhër për zhdëmtim në versioni ne redaktuar publik të tij qeverisë së Kosovës dhe rekomandon krijimi ne një fondi me nismën e DhSK-së për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme përmes krijimit të një mekanizmi për zhdëmtim”, ka thënë Foglia.

Ky është urdhri i parë për zhdëmtim në Gjykatën Speciale.

Salih Mustafa është i dënuar më 26 vjet burg pasi është shpallur fajtor për akuzat për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025