Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për Netanyahun dhe kreun e Hamasit
Lexohet për: 2 min.
ICC
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) po kërkon urdhra arresti për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza, Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan, i tha Christiane Amanpour të CNN në një intervistë ekskluzive të hënën

Khan tha se GJPN po kërkon gjithashtu urdhër arresti për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit - Mohammed Diab Ibrahim al-Masri udhëheqësi i Brigadave Al Qassem, i njohur më mirë si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, udhëheqësi politik i Hamasit.

Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që GJPN ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Një panel gjyqtarësh të GJPN tani do të shqyrtojë kërkesën e Khan për urdhër-arrestet.

 Khan tha se akuzat kundër Sinwar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë "shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim".

“Bota u trondit më 7 tetor kur njerëzit u larguan nga dhomat e tyre të gjumit, nga shtëpitë e tyre”, tha Khan për Amanpour, duke shtuar se “njerëzit kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë”.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktim të shfarosjes, shkaktimin e urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare, duke synuar qëllimisht civilët në konflikt”, i tha Khan Amanpour. /CNN/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024