Gjykata merr këtë vendim për katër të dyshuarit për sulm ndaj policëve në Mitrovicë të Veriut
Lexohet për: 2 min.
gjyqatari
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër të rinjtë që janë arrestuar nën dyshimin për ofendim dhe sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, avokati, Shyqyri Syla. Ai ka thënë se të njëjtit kanë kërkuar falje publike, pasi siç tha ai janë penduar. Mirëpo i njëjti ka deklaruar për KosovaPress se të arrestuarit kishin pranuar se kanë fyer, mirëpo jo edhe sulmuar policët.

"Të dyshuarit për vepër penale sulm të personit zyrtar nga neni 402, paragrafi katër lidhur me paragrafin dy është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe është refuzuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit...Konsideroj se është një vendim i drejtë, të gjithë janë të rinj, hera parë që paraqiten para Gjykatës, janë penduar dhe kamë kërkuar falje publike për shkak se një gjë të tillë e kanë bërë në gjendje të dehur. Kanë pranuar se kanë fyer me fjalë, por jo se edhe kanë sulmuar policët", tha ai.

Ndërsa, pas përfundimit të seancës janë shpërndarë edhe gjithë protestuesit.

https://kosovapress.com/nisin-te-shperndahen-serbet-lokal-ne-veri-elshani-jep-detaje-per-protesten-e-sotme

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024