Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas kërkesës, në rastin e parë i pandehuri E. N., “me datën 4 tetor 2022 rreth orës 1:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj të miturën ...... ......., ashtu që natën kritike pasi që kontakton me të dëmtuarën, takohen dhe në automjetin e tij pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale, derisa e dëmtuara arrin që të largohet nga automjeti dhe paraqet rastin në polici”.
Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale, ”Dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Dy gjyqtarët e procedurës paraprake Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme
për të pandehurit në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej
Rastet nuk kanë lidhshmëri me njëra tjetrën.