Gjuajtje me armë si nëpër filma në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa mbrapa veturës janë dëgjuar të shtëna me  armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024