Gjobitet me 200 euro shoferi i dehur në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test ka rezultuar me 0.80% promil.

Në lidhje me këtë policia shoferit me inicialet R.K. (27) i shqiptoi një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi që rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Njëherësh, ftohen qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024