Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, kanë ndaluar shoferët SH.B. (40) dhe G.SH. (37), të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.