Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë
Ardian-Gjini1234
Foto Ilustruese
24/05/2026 - 13:54
Linku u kopjua

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova ende është në "kthetra të padukshme të Serbisë".

Gjini në kuvendin e përgjithshëm të partisë, ku pas pak pritet të votohet si kryetar i ardhshëm i kësaj partë, tha se për këtë, "faji" është tek fakti që i kanë bërë pjesë të vendimeve dhe se sipas tij, vendi duhet të "çkapet total" nga shteti serb. Ai potencoi se Kosova duhet të ndjek rrugën e saj përkundër dëshirave të Serbisë.

Gjini tha se nuk shkojnë bashkë me prish raportet me aleatët e në të njëjtën kohë me kërkuar sigurim sic nuk mund të ndodh që me mbyt ndërmarrësinë dhe me kërkuar zhvillim ekonomik.

"Kosova duhet të ckapet prej kthetrave të padukshme të ndikimit të Serbisë. Mos harroni Kosova është në kthetra të padukshme të ndikimit të dikujt që nuk na do dhe faj kemi ne, Kosova ka faj. Jo unë, jo Ramushi, jo Besniku, jo Blerina apo... Një pjesë e jona kanë faj, se i kemi bërë pjesë të vendimeve tona. Se çfarëdo vendimi që e marrim, na duhet pak me kthy kokën "çka po thotë ky, çka po thotë ai". Kosova duhet me u çkapë, total. Kosova duhet me e ndjek rrugën e vet, pavarësisht çfarë dëshira ka Serbia, pavarësisht a na njeh. Fundi i fundit, Kosova kurrë për asgjë Serbisë nuk i ka borxh. Historia jonë me ta është e dhimbshme. Kanë tentuar me bë gjenocid, diku kanë dhunuar, kanë vrarë, vrarë burra, fëmijë, i kanë djegur të gjallë", tha ai.

Gjini shtoi se edhe kur Serbia provon "të zhbëj" Kosovën, duhet t'i themi të provojnë sepse askush nuk mund të "na zhbëj", e sipas tij, kjo duhet të jetë doktrinë për Kosovën.

Gjini tha se kontributi dhe shkrimi i historisë që Ramush Haradinajt dhe kjo familje ka dhënë për Kosovën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026