Gjini konfirmon se do të jetë kandidat për kryeministër nga AAK-ja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjini konfirmon se do të jetë kandidat për kryeministër nga AAK-ja
Ardian Gjini
30/04/2026 - 16:36
Linku u kopjua

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini bën të ditur se do të jetë kandidat për kryeministër, pas vendimit të Këshillit Drejtues të partisë më 24 maj.

Gjini pas takimit me u.d presidenten, Albulena Haxhiun tha se ka dakordancë me të gjithë partitë politike që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të jetë 7 qershori, raporton KosovaPress.

“Ka një dakordancë pothuajse të plotë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori. Edhe ne jemi pajtu edhe pse nuk kemi pasur ndonjë preferencë të posaçme. Zgjedhjet janë një shans, po që pakkush i ka dashtë tash, po zgjedhjet janë një shans, një shans për vendin. Edhe ne po bëhemi gati me ia dhanë Kosovës atë që i duhet, me ia dhanë një stabilitet, me ia dhanë një rrugë të zhvillimit. Edhe po besoj që populli i Kosovës duhet me e shfrytëzua këtë shans”, tha ai.

Gjini tha se AAK është e gatshme për t’ia dhënë Kosovës një qeveri normale, e beteja e saj nuk ka të bëjë me kalim pragu.

“Unë jam i propozuar për kandidat për kryeministër dhe për bartës të listës, po duhet me prit vendimin e Këshillit Drejtues. AAK po bëhet gati për një betejë, ajo betejë nuk ka të bëjë me prag, ka të bëjë me ja dhënë Kosovës një qeveri normale, një qeveri që i ka fjalët e buta e punët serioze. Deri tash kemi parë fjalë shumë të forta e punë hiç”, tha ai.

Ai tha se AAK do të garoj e vetme edhe kësaj radhe.

Data e zgjedhjeve u caktua më 7 qershor. Këtë bëri të ditur u.d presidentes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media. /A. Shala/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026