Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2024, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahemti, nuk janë pajtuar me ndarjen buxhetore që ka bërë Qeveria për komunat që drejtojnë. Ata thanë se ndarja e buxhetit nuk ka qenë e drejt, pasi që sipas tyre, ky projektligj është i orientuar politikisht.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se janë mirë sa i përket financave dhe për këtë arsye mesiguri niveli qendror i ka dhënë përparësi Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Podujevës-Shpejtim Bulliqi tha se beson që shpërndarja e buxhetit nga ana e Qeverisë, është bërë në mënyrë normale, duke thënë se do të kërkojnë që edhe ndonjë projekt të mbështetet nga Qeveria.
“Është një shpërndarje normale e buxhetit dhe sigurisht që ndoshta edhe nga komunat mund të ketë përfituar diçka me tepër, por nuk është diçka që mbahet për herë të parë po e them në shpërndarjet buxhetore, unë mundem të flas si komunë, besoj që në mesin e atyre komunave që kemi një shumë të caktuar të buxhetit që është ndarë për të realizuar projektet e viti 2024 dhe besoj që jemi në mesin e atyre komunave në nivel vendi që kanë marrë të përkrahin një varg projektesh për 2024...Sigurisht që kërkesat tona kanë qenë shumë më të mëdha, mirëpo duke pasur parasysh mundësit buxhetore, unë mendoj që janë përkrah ato projekte që janë vlerësuar si më të rëndësishme për qytetarët e komunës tonë...Ne nuk kemi nevojë të paraqesin ankesë sepse këto probleme nuk zgjedhën përmes ankesave, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me nivelin qendrorë dhe normal do të kërkojmë brenda mundësive që edhe ndonjë nga projektet gjatë viti në proces të realizimit varësisht se si do të ecë ecuria e shpenzimeve buxhetore, mund të kërkojmë që ta ndihmojnë në këtë aspekt”, tha ai.
“Nuk është e drejtë sepse nuk mendoj që është vepruar drejt në proporcione me numërimin e popullatës, në proporcione me territorin gjeografik që kanë komunat dhe me problemet që i kanë të pa zgjidhura. Tani është rritur kjo diferenca e mbështetjes jashtëzakonisht shumë dhe vitin që vjen 2024, vërtet është një buxhet tepër i drejtpërdrejt të orientuara politikisht, ndoshta edhe më përpara ka pasur....Nuk është viti i parë edhe në vitin 2023 ne kemi qenë 00 të mbështetur, janë projekte që kanë filluar ndoshta në vitin 2018/2019 me maramendume të asaj kohe të cilat kanë vazhduar shumë ngadalë ose e kemi projektin e një shkolle të mesme në Lipjan, e cila është e kontraktuar më 2019 dhe agjendën buxhetore të kësaj qeverie është paraparë edhe 3 vite të ndodhë vetëm faza e dytë që i bie investimet jo të vrazhda në atë shkollë....Nuk e di cilat janë hapat e mëtutjeshëm, do të veprojmë me buxhetin tonë siç e kemi, do të zhvillojmë projektet tona që i kemi tutje, përndryshe tani për tani nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Obiliqit-Xhafer Gashi ka thënë se për këtë vit, komuna jonë e ka shpenzuar buxhetin pothuajse në total, derisa shtoi se për buxhetin e vitit 2024, do të kërkojnë takim me institucionet e nivelit qendrorë, pasi buxheti i ndarë nuk është i mjaftueshëm.
Përndryshe, projektbuxheti i Qeverisë në vlerë mbi 3.3 miliardë, po shqyrtohet sot në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, e ku për komunat janë paraparë 742 milionë euro.