Gjilani përforcon mbrojtjen
Lexohet për: 1 min.
Ertan Demiri
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit “Gjilani” ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Marko Martinaga. Nga marrëveshja e arritur palët kanë hedhur nënshkrimet për bashkëpunim deri në verën e vitit 2026.

Martinaga luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa vjen pas një aventure te skuadra Podbeskidzie Bielsko-Biala nga Polonia. 26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve në Kroaci si Slaven Belupo, NK Varazdin dhe Koprivnica. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në ligën sllovene te FC Koper dhe NK Dekani.

Marko ka zgjatur duart me drejtorin sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në objektivat që janë vënë para nga drejtuesit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024