Gjilani barazon si mysafir i Progres Niederkorn
Lexohet për: 1 min.
17-Gjilani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edhe skuadra e Gjilanit ka përfunduar sot ndeshjen e parë të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës, pas Dukagjinit që e mposhti Europan 2:1.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de la Ville de Differdange”, Gjilani ka barazuar 2:2 si mysafirë i Progres Niederkornit, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Mayron De Almeida (minuta e 11’) dhe Omar Natami (minuta e 62’), kurse te Gjilani golashënuesi i dy golave ishte Arbnor Ramadani, i cili që të golat i shënoi nga penalltia (minuta e 48’ dhe 66’).

Ndeshjen e kthimit kundër Progres Niederkorn, Gjilani do ta luajë si vendas në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025