Gjilan, një burrë arrestohet për grabitje
Lexohet për: 2 min.
320235620_911147353261420_7998127278171815434_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një burrë është arrestuar në Gjilan për grabitje.

Policia sot ka informuar se i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave në një market dhe dyshohet se gjatë grabitjes ka shtënë me armë zjarri.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e Gjilanit një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur që të grabis një shumë të parave duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. I njëjti gjatë grabitjes dyshohet se ka shtënë në ajër me armën e zjarrit por askush nuk është lënduar. Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar Z.Sh. (1982). Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rrethanat e rastit, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025