Gjiganti i Premier Ligës ofron 81 milionë euro për yllin e West Hamit
Lexohet për: 1 min.
Newcastle United v West Ham United - Premier League
1 vit më parë
Linku u kopjua

Manchester City ka bërë një ofertë prej 81 milionë eurosh në një tentativë për të nënshkruar me mesfushorin e West Hamit, Lucas Paqueta, bën të ditur mediumi brazilian “ge globo”.

Thuhet se West Hami nuk dëshiron ta humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, pas shitjes së Declan Rice te Arsenali, por një ofertë më e lartë se 81 milionë euro mund t’ia ndryshojë mendjen “Çekanëve”, raporton KosovaPress.

Paqueta ka shënuar katër gola në sezonin e tij debutues në Premier Ligë, dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së David Moyes që e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës.

Paqueta ka kaluar vetëm një sezon me West Hamin, pasi që u transferua nga Lyoni verën e kaluar për një shifër rekorde të klubit prej 61 milionë eurosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025