Gjiganti francez ofron dy milionë euro për Ermal Krasniqin
Lexohet për: 1 min.
3-Gjiganti francez
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ofertat po vazhdojnë te skuadra rumune CFR Cluj, edhe pas shitjes së Burcas, Scuffet, Yuri, Boateng, Braun dhe Petrilas.

Por, CFR Cluj po përgatitet që të marrë ofertën më të mirë të kësaj merkatoje verore, në aspektin financiar, raporton KosovaPress.

Sipas “prosport”, ka bisedime të vazhdueshme për një transferim të Ermal Krasniqit në Francë, dhe oferta e fundit është tejet joshëse për krerët e klubit rumun.

Bëhet fjalë për gjigantin francez, Bordeaux, i cili po e kërkon me ngulm yllin kosovar, Ermal Krasniqin.

Bordeaux, i cili tani i bën garat në Ligën 2 franceze, është i përgatitur që të paguajë dy milionë euro për Krasniqin, i cili iu bashkua CFR Clujit në janar.

Por, oferta është refuzuar nga CFR Cluji, pasi që ia kanë bërë me dije se do ta shesin Krasniqin vetëm nëse ofrohen tre milionë euro.

Bisedimet po vazhdojnë dhe ka shumë gjasa që transferimi të ndodh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025