Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan nga ministri i Kulturës dhe arkeologët, janë të shekullit 6 para Krishtit.
Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim.
Gjetjet, ndonëse nuk theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, sipas arkeologut Fitni Dalipi, u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.
“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar. Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.
Për rëndësinë e gjetjeve ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili para se gjithash falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime që sipas tij janë zbulimi më i madh arkeologji në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.