Numri i foshnjave të lindura në Gjermani, vitin e kaluar, ra në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, tregojnë të dhënat zyrtare, shkruan dpa, përcjellë KosovaPress.
Numri i lindjeve ra për të katërtin vit radhazi në rreth 654,300 në vitin 2025, që është 3.4% më pak se më 2024, sipas të dhënave paraprake nga Zyra Federale e Statistikave.
Ky ishte deficiti më i madh i periudhës pas luftës, njoftoi agjencia me seli në Ëiesbaden, duke përfshirë edhe periudhën e Luftës së Ftohtë, kur vendi ishte i ndarë midis Gjermanisë Perëndimore, anëtare e NATO-s, dhe Gjermanisë Lindore socialiste.
Rezultatet paraprake treguan se edhe vende të tjera evropiane panë më pak të porsalindur në vitin 2025, përfshirë Francën, Austrinë, Italinë dhe Suedinë.