Qeveria gjermane dhe raportuesit e partive të ndryshme në Bundestag shprehen të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë gatishmëri për negociim dhe qasje më konstruktive nga Kosova dhe Serbia.
Qeveria gjermane u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin:
Retorika nacionaliste e Serbisë
Më tej ai kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë dhe bëri thirrje që kjo e fundit të heqë dorë prej saj.
MPJ e Gjermanisë: Bllokimi i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë
MPJ e Gjermanisë: Bllokimi i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kërkoi gjithashtu qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës.
"Kosova duhet ta pranojë që të vërë në agjendën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe", tha ai duke rikonfirmuar edhe mbështetjen e Berlinit për "bisedimet shumë instensive të udhëhequra nga i ngarkuari i BE-së me dialgun, Miroslav Lajçak, dhe nga KFOR-i, për të arritur një shtensionim të situatës në terren dhe progres në dalogun e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve".
Ndaj zhvillimeve aktuale mes Serbisë dhe Kosovës kanë reaguar edhe raportuesit e partive për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.
Deputeti socialdemokrat, Adis Ahmetovic, në një deklaratë për shtyp kërkoi nga Serbia gatishmëri për negociim: "Në vend të provokimeve të mëtejshme – p.sh. duke vënë forcat serbe të sigurisë në gatishmërinë më të lartë luftarake ose duke bllokuar rrugët e trafikut dhe kalimet kufitare - më në fund duhet të ketë një vullnet real për të negociuar në mënyrë që të parandalohet një konflikt i armatosur."
Sipas tij BE dhe SHBA kanë një rol kyç për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. "Më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-ve u kërkohet të marrin masa të menjëhershme konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin e trupave të KFOR-it në vend, tha deputeti. "Llogaritja e qartë për të përsëritur një kapitull të errët të historisë, nuk duhet të funksionojë”, deklaroi raportuesi i socialdemokratëve në Bundestag, Adis Ahmetovic.
Hacker: Serbët të heqin bllokadat
"Lirimi i ish-oficerit të policisë serbe, Dejan Pantic, tani duhet të përdoret për t'u dhënë fund menjëherë kufizimeve sistematike të lirisë së lëvizjes në dhe rreth qytetit verior të Kosovës, Mitrovicës", shkruan deputeti në një deklaratë për shtyp.
"Me vendimin e sotëm nuk ka më arsye të kuptueshme për mbajtjen e barrikadave. Këto tani duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, nën mbikëqyrjen e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. Udhëheqja e Beogradit do të ishte mirë gjithashtu që të hiqte dorë nga retorika agresive dhe destruktive dhe t'u kthehej toneve konstruktive që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe", deklaroi deputeti i liberalëve./DW