Një recesion në Gjermani, ekonomia më e madhe në eurozonë, ka gjithnjë e më shumë gjasa, ndërsa inflacioni do të vazhdojë të përshpejtohet dhe mund të arrijë kulmin këtë vjeshtë – mbi 10 për qind, njoftoi sot banka qendrore gjermane.
Me një industri të varur shumë nga gazi rus, Gjermania është ndër vendet evropiane më të cenueshme ndaj çdo ndërprerjeje të furnizimit me energji dhe rritja e kostove të gazit tashmë po ndikon në prodhimin dhe pritet të përkeqësohet.Kompania ruse e gazit Gazprom njoftoi se furnizimi me gaz rus në Evropë përmes gazsjellësit North Stream 1 do të ndërpritet për tri ditë, nga 31 gushti deri më 2 shtator, për shkak të “mirëmbajtjes”.
Rusia po kufizon eksportet e gazit në përgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura për luftën ruso-ukrainase. Shumë, nëse jo shumica, ekonomistë tani besojnë se një recesion në atë vend është i pashmangshëm.
Ndërkohë, kostot e energjisë do të vazhdojnë të rrisin inflacionin, i cili mund të arrijë kulmin përpara vjeshtës – pak mbi 10 për qind. Kjo do ta bënte normën e inflacionit pesë herë më të lartë se objektivi i Bankës Qendrore Evropiane për të mbajtur një luftë çmimesh deri në 2 për qind në vit.
“Në total, norma e inflacionit mund të arrijë në 10 për qind në vjeshtë. Rreziku i rritjes së inflacionit është i lartë, veçanërisht në rast të një ndërprerjeje të plotë të furnizimit me gaz nga Rusia”, tha Bundesbank.
Banka Qendror Evropian ECB rriti normat e interesit nga nivelet më të ulëta rekord muajin e kaluar për të luftuar presionet inflacioniste, por rritjet e mëtejshme janë pothuajse të sigurta pasi perspektiva për rritjen e çmimeve nuk përmirësohet.