Gjermania i ofroi Polonisë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot
Lexohet për: 1 min.
Airday-Nordholz_2013_by-RaBoe_106
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjermania i ofroi Polonisë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot për të siguruar hapësirën e saj ajrore pasi një raketë e humbur ra në territorin polak javën e kaluar, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Ne i ofruam Polonisë mbështetje në sigurimin e hapësirës ajrore me avionët tanë Eurofighter dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”, tha Lambrecht.

Qeveria gjermane njoftoi më parë se do t'i ofrojë ndihmë shtesë Polonisë fqinje në formën e patrullave të Eurofighter pas incidentit që shkaktoi frikë në botë se lufta në Ukrainë mund të përhapet mbi kufijtë e vendit, sipas agjencisë britanike.

Më shumë se një duzinë vende anëtare të NATO-s, të udhëhequra nga Gjermania, nisën një iniciativë në tetor për prokurimin e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore për disa lloje kërcënimesh, përfshirë Patriotin.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania kishte 36 njësi Patriot dhe aktualisht janë 12 prej tyre, dy prej të cilave janë të dislokuara në Sllovaki.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025