Gjermania e Zvicra luftojnë për vendin e parë në grupin A
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Të dielën në orën 21:00 luhen të dyja ndeshjet e xhiros së tretë të grupit A, pas së cilës do të kemi renditjen e plotë në këtë grup.

Skocia dhe Hungaria luajnë ndeshjen e tyre në MHP Arena në Shtutgart, ndërsa Zvicra takohet me nikoqirët në Frankfurt në stadiumin Eintracht.

Secila nga dy përzgjedhjet më të mira në grupe kalon në fazën eliminatore, ku do t'i bashkohen katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë.

Gjermania është e para në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Zvicra e dyta me dy më pak. Skocia deri më tani ka shënuar një barazim dhe një humbje, ndërsa hungarezët janë ende në pritje të regjistrimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024