Gjermania aleat historik i Kosovës, ambasadori Ajeti takon kancelarin Scholz
Lexohet për: 1 min.
cs
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të pritjes për korin diplomatik të akredituar në Berlin, ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti është takuar sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai me këtë rast ka falënderuar kancelarin Scholz për kontributin e Gjermanisë për Kosovën.

“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë - një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka shkruar ambasadori Ajeti në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024