Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, i është premtuar kësaj komune një automjet për zjarrfikës. Gjatë kësaj vizite me kryetarin e Qarkut Unna, Harmut Ganzke, ishin dakorduar për dhurimin e një kamioni për mbledhjen e mbeturinave për komunën e Shtimes.
Kryetari Aliu ka thënë se zizita zyrtare në Gjermani që po merr fund, është hapi fillestar për shumë projekte e përfitime që do t'i gëzojë Komuna e Shtimes dhe qytetarët, që do të lindin nga bashkëpunimi i arritur gjatë këtyre ditëve me aleatët tanë gjermanë në Gjermani.
Ai më tej ka theksuar se: “Në përputhje me bindjet dhe vlerat e përbashkëta që i afirmojmë e për të cilat angazhohemi, me kënaqësi u bëra anëtari më i ri i SPD-së, me të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! është pjesë në Internacionalen Socialiste dhe që punojmë për një politikë progresive e më të drejtë për shtresat shoqërore”.
Sipas tij, Gjermania është vend mik e partner që me kontributin e saj po ndihmon në avancimin e e shtetndërtimit, ashtu siç u dëshmua edhe nga mikpritja dhe mbështetja që na u ofrua nga kjo vizitë, punët e mira të të cilës do të jenë domethënëse për Komunën e Shtimes dhe qytetarët tanë.