Gjenerali Barduani: KFOR, i palëkundur për ofrimin e sigurisë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gjenerali Barduani: KFOR, i palëkundur për ofrimin e sigurisë në Kosovë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci dhe kreun e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë takimeve të tij, komandanti italian nënvizoi bashkëpunimin e mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ritheksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit të përpjekjeve, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë në mënyrë të paanshme, si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024