Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë
KFOR1234
31/03/2026 - 19:42
Linku u kopjua

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuese me trupa në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Duke shënuar këtë takim kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuese me trupa, Gjenerali Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të tij në të ardhmen.

“Ai riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026