Gjeneral Jashari viziton Kanadanë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura kanadeze gjeneral Jennie Carignan, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimin e FSK-së.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe kontributi i FSK-së në trajnimin e grupeve ukrainase dhe objektivat strategjike për integrimin e Kosovës në NATO në të ardhmen, shkëmbimi i kadetëve, arsimin ushtarak, trajnimet për specializim, stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet kolektive.
Pikë e veçantë diskutimi ishte arritja e marrëveshjes për shkëmbimin e kadetëve mes Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror “Saint-Jean” të Kanadasë, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Të dy gjeneralët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe identifikimin e fushave konkrete për aktivitete bilaterale me interes të ndërsjellë.