Gjendja në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri mbi 9 orë
Lexohet për: 2 min.
Merdarë
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në orët e mbrëmjes vazhdon fluksi i udhëtarëve në disa nga pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku në dalje është krijuar kolona e gjatë tri kilometra e gjysmë dhe pritjet shkojnë deri në më shumë se nëntë orë, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar më herët ka njoftuar se pritjet e gjata në këtë pikë kufitare janë si rezultat i neglizhencës së palës serbe të kontrollit, ku janë duke punuar vetëm dy zyrtarë policorë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 18:57, kolonë ka edhe në pikën tjetër kufitare Mutivodë, 500-600 metra dhe pritjet në dalje janë deri më shumë se katër orë, ndërsa në hyrje 3-5 minuta dhe s’ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona 300 metra të gjata dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 40 minuta, ndërsa për të hyrë duhet pritur 3-5 minuta dhe nuk ka kolona. Pritjet në Bërnjak janë 60-80 minuta në dalje, por nuk ka kolona, ndërsa në hyrje 3-5 minuta dhe po ashtu nuk ka kolona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024