Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, ja ku ka pritje më të gjata
Lexohet për: 1 min.
kolonatt
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet dhe kolonat sot në hyrje-daljet e pikë-kalimeve kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të orës 17:13, pritje më të gjata janë Te Dheu i Bardhë ku kolonat në hyrje janë 300-400 metra, me pritje që kalojnë nga 40 deri në 50 minuta. Kolona ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar – 400 deri 500 metra me pritjet e qytetarëve prej 40 deri në 50 minuta.

Pritje ka edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë ku në hyrje qytetarët duhet të presin 30 minuta, me kolona të automjeteve deri në 200 metra, dhe po ashtu në dalje 30 minuta, me kolona në gjatësi prej 200 metrash.

Në vendkalimet tjera kufitare gjendja është stabile dhe nuk ka kolona, me pritje të shkurtra nga 3 deri në 10 minuta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024