Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale të fluksit të automjeteve nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.
Pritjet më të mëdha janë për momentin në Merdarë - tri orë. Pritje ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar – rreth tri orë, me kolonat e gjata të automjeteve deri në një kilometër e gjysmë.
Te Dheu i Bardhë pritja në hyrje është një orë, me kolona deri në 300 metra, ndërsa në dalje kolona është 1.3 kilometra e gjatë dhe pritjet janë deri në tri orë.
Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Jarinje pritjet në dalje janë 5-15 minuta, me kolonë të automjeteve prej 600 metrash, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 5-10 minuta. Në Mutivodë ka kolonë të automjeteve në dalje 50 metra dhe pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolonë dhe pritjet janë po ashtu nga 5-10 minuta, sipas të dhënave të orës 16:14.