Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prizren, nisin hetimet
Lexohet për: 1 min.
vrasje-ne-tentative-2-1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 66-vjeçar është gjetur sot në orët e paradites pa shenja jete në Prizren.

Lajmi për KosovaPress, është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës.  Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Sipas Bytyqi, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa nga policia është hapur rast "Hetim i vdekjes".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025