Gjendet një person i vdekur në Deçan
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një person i moshës 42-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Baballoq të Deçanit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KosovaPress se rasti është raportuar në orët e mëngjesit. “Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i lindur më 1982”, ka thënë ai. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “hetim i vdekjes.”

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
589
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024