Gjendet një person i djegur brenda veturës në Prizren
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se një person është djegur brenda veturës në Prizren të dielën në orën 01:20.

Sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët“ në afërsi të rrugës “Transiti i ri“ në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë vetura e djegur është e tipit “Golf 2”, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K.  i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

‘Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, thuhet në raport.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024