Gjendet i vdekur vrasësi i dyfishtë nga Austria
Bota
Lexohet për: 1 min.
Gjendet i vdekur vrasësi i dyfishtë nga Austria
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është gjetur trupi i Roland Drexler, i cili vrau dy persona në Austri të hënën.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë, por ka paralajmëruar konferencë për media për më vonë.

Kujtojmë se makina e tij u gjet dje. Sipas informacioneve të policisë, mjeti u zbulua në pyllin mes Arnreit dhe Altenfelden, jo shumë larg vendit të krimit.

Një kalimtar ka zbuluar makinën mëngjesin e djeshëm dhe ka kontaktuar menjëherë policinë. Është një VW Caddy argjendi me numër regjistrimi RO-231EL.

Lexo po ashtu
Harris apo Trump?
Për shkak të kërkimit të vrasësit, të gjitha procesionet e Ditës së Gjithë Shenjtorëve në zonë janë anuluar.

Banorëve midis Altenfelden dhe Arnreit, ku ndodhën dy vrasje të hënën, iu kërkua të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Drexler vrau kryetarin e bashkisë Kirchberg mbi Danub, Franz Hofer (64) dhe një person tjetër.

Pas krimit janë publikuar rezultatet e autopsisë - shefi kishte tri plagë me armë zjarri, dhe plumba fatal në kokë. Gjithashtu, në të njëjtën pjesë është goditur edhe viktima e dytë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024