Gjendet i vdekur në dhomën e gjumit ish-ylli i Serie-A
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Ish-mesfushori i Cagliarit, Andrea Capone, u gjet i vdekur në moshën 43-vjeçare në hotelin me 5 yje Palazzo Tirso në vendlindjen e tij, Itali, të dielën. Pasi u rrit në qytet, Capone do të vazhdonte të diplomohej nga akademia e klubit përpara se të bëhej një lojtar i rregullt në mesfushën e Serie A në vitet 2000.
Reputacioni i Capones ishte i tillë që klubi i lëshoi atij fanellën nr 10 që ishte tërhequr pasi legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola vari këpucët e tij në klubin sardinez sezonin e kaluar.
“Cagliari Calcio mëson me shqetësim dhe pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Andrea Capone, i cili vdiq në moshën 43-vjeçare”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane, përcjellë KosovaPress.
Ai u gjet i vdekur në dhomën e tij të dielën në mëngjes, ndërsa shërbimet e urgjencës thuhet se kishin parë një plagë në kokë e cila mund të ketë kontribuar në vdekjen e tij.