Gjendet i vdekur 45-vjeçari shqiptar në Greqi
Lexohet për: 1 min.
policia Greqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në Nea Joni, Volos - Greqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ai u gjet i vdekur pasditen e së mërkurës nga të afërmit e tij.

45-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk i është përgjigjur telefonatave të miqve, të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe pasi kanë mbërritur në shtëpinë e tij, e kanë gjetur të vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025