Gjenden 233 fishekë të dyshuar nga koha e luftës në Novobërdë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjenden 233 fishekë të dyshuar nga koha e luftës në Novobërdë
policia e kosoves-logo-ilustrim
25/07/2026 - 08:57
Linku u kopjua

Një sasi municioni e dyshuar se i përket periudhës së luftës është gjetur në fshatin Izvor të Novobërdës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 17:30, pasi një grua, teksa po kulloste bagëtitë në një zonë pyjore, ka hasur në një sasi fishekësh dhe ka njoftuar autoritetet.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar 233 fishekë të vjetër, të vendosur në shirit, të cilët dyshohet se kanë mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar përpilimin e një shënimi zyrtar në nivel stacioni policor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026