Asnjë rast i fëmijëve të braktisur nuk është raportuar gjatë tetorit
Lexohet për: 2 min.
foshnje-768x485-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin tetor të këtij viti, ku rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23 661 familje me gjithsej 93 451 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 748 familje.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 144 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 320 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 766 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 924 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 036 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 300 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 575 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 847 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 773 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 271 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 687 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues”, thuhet në raport.

Aty theksohet se gjatë muajit tetor 2022 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025