Katër fëmijë janë në mesin e gjashtë personave që u lënduan sot si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi në Annecy, Francën juglindore.
Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital.
Zyrtarët lokalë raportuan më herët se i dyshuari në lidhje me sulmin u arrestua. Ai mbeti i plagosur lehtë, por nuk ka pati nevojë për trajtim spitalor.
Katër fëmijët e lënduar në sulm janë të moshës nga 22 muaj deri në 3 vjeç, tha në një konferencë për shtyp prokurori Bonnet-Mathis, i cili tha se fëmijët janë në gjendje kritike.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kombi është në tronditje", pas sulmit.
“Mendimet tona janë me ta, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”, shkroi Macron në Twitter.
Ministri i Shëndetësisë, François Braun shkroi në Twitter se mendimet e tij janë me viktimat e sulmit me thikë.
“Të gjitha mendimet e mia shkojnë menjëherë te njerëzit e plagosur nga një individ i armatosur me thikë në Annecy dhe te të dashurit e tyre”, shkroi Braun në Twitter.
Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare Franceze mbajtën një minutë heshtje për të plagosurit në sulm.