Gjarpri dy metra “alarmon” Kçiqin, e largojnë zjarrfikësit
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjarpri dy metra “alarmon” Kçiqin, e largojnë zjarrfikësit
gjarperi1234
21/05/2026 - 15:20
Linku u kopjua

Një gjarpër rreth dy metra i gjatë sot ka alarmuar banorët e një zone në fshatin Kçiq të Mitrovicës duke detyruar intervenimin e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe larguan zvarranikun nga objekti ku ishte futur.

Toger i Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Sami Beqiri tregoi për KosovaPress si u bë intervenimi.

“Jemi lajmëruar nga 112-shi. Një qytetar ka lajmëruar se një gjarpër i madh ka hyrë në objekt në fshatin Kçiq….shkuam e zumë gjarpërin e tërhoqëm dhe e vendosëm në një vend tjeter. Gati dy metra i gjatë ishte”, deklaroi ai.

Intervenimet e këtilla nuk janë të shpeshta në Mitrovicë, sipas zëvendëskomandantit të Brigadës së zjarrfikësve dhe shpëtimit në këtë komunë, Sabri Abazi.

Ai tha se raste të tilla ndodhin kryesisht në dy zona të ndryshme, në të cilat përfshihen nga dy fshatra fqinje mes vete. Zona e parë është Kçiq e Shupkovc ndërsa e dyta Zhabar e Koshtovë.

“Janë më të rralla, por ka intervenime të cilat na kërkojnë për largim të tyre nga shtëpia, brenda bodrumeve, lokaleve, por edhe të shpeshta….në Mitrovicën kërkohen intervenime në fshatin Kçiq, Shupkovc, Zhabar, Koshtovë”, tha ai.

Zëvendëskomandanti, Abazi deklaroi se zjarrfikësit e Mitrovicës se Jugut i kanë pajisjet personale për t’u mbrojtur gjatë intervenimeve për largim të gjarpërinjve dhe zvarranikëve tjerë, por mungojnë pajisje të tjera qe do ta lehtësonin intervenimin.

“Dorëzat, helmetat, çizmet këto i ka dhe përmes tyre kryhet intervnimi, nuk i frikësohet gjarpërit dhe sot kemi pas një rast…ka pajisje të veçanta, por tek ne ende nuk kanë ardhur”, tha ai.

KosovaPress ka qëndruar edhe tek pronari i objektit ku ishte gjetur gjarpri, por ky i fundit nuk pranoi të jap detaje.

Ditë më parë një gjarpër ishte futur edhe në një market në fshatin e afërt Shupkovc, duke krijuar pak panik te stafi. Punëtori I sigurimit kishte intervenuar, duke shpërndarë një sprej, si pasojë e të cilit kishin përjetuar shqetësime dy gra, të cilat janë kërkuar ndihmë mjekësore. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026